75 Mall Live Search
15:50 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Një tjetër skuadër hyn në garë për Rodrygon

Rodrygo me gjasë do të largohet nga Real Madridi pas Botërorit të Klubeve.

Kjo vjen pasi që braziliani, është lënë jasht formacionit të Xabi Alonsos, me spanjollin që vendosi të riun Gonzalo Garcian në fushë që nga ndeshja e parë ndaj Al-Hilalit.

Klube të shumta u interesuan për të si Arsenali dhe Al-Nassri.

Mirëpo tashmë ka hyrë një tjetër klub në garë me kampionin e Evropës, PSG që ka shprehur interesim për të.

Parisienët ishin lidhur me Rodrygon verën e kaluar dhe janë të etur të ndërtojnë mbi pozicionin e fortë në të cilin ndodhen këtë verë pas fitimit të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/