Një tjetër skuadër shqiptare kualifikohet në raundin tjetër të Conference League

Sonte ishte nata e skuadrave shqiptare në garat evropiane.
Pas Dritës dhe Ballkanit, edhe skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Decic është kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Decic sonte barazoi 0-0 me skuadrën nga Gjeorgjia, Dinamo Batumi, por kaloi tutje pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
Në raundin tjetër, Decic do të përballet me gjigantin finlandez, HJK Helsink./IndeksOnline/