75 Mall Live Search
21:35 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Një tjetër sportiste na bën krenarë, Donjeta Sadiku fiton të artën në Hungari

Donjeta Sadiku ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin, kështu duke fituar medaljen e artë. Ajo e mposhti kroaten Sara Behram.

Boksieria konfirmoi kështu se nuk është rastësisht nënkampione e botës në vitin 2015, kampione e Evropës më 2016 dhe nënkampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e junioreve. /IndeksOnline/