15:41 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

Një tjetër sukses, Ermali dhe Elvana bashkohen për një tjetër film!

Ermal Mamaqi ka gati edhe tre projekte të reja.

Ai ka zbuluar se ‘2 gisht mjaltë’ së shpejti do të dalë pjesë e dytë, shkruan Indeksonline.

“Tani që po flasim, unë kam tre projekte në tavolinë të cilat i kam pothuajse të zgjidhura në nivel produksioni. Tre filmat që po presin, njëri është “2 Gisht Mjaltë 2” me të cilin do ta rikthejmë Elvanën si aktore”, tha Ermali.

“Kam edhe dy filma të tjerë që nuk dua t’i them tani, por po pres që të hapin kinematë në kapacitet të plotë, pasi historia ka treguar që kinemaja nuk na përballon dot me kapacitet të plotë e jo më me gjysmë”, përfundoi ai./Indeksonline/