75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një tjetër suksese për Rita Orën, nis punën me kompaninë e njohur

Sukseset e Rita Orës po shtohen çdo ditë e më shumë.

Ajo para pak ditësh ka lansuar koleksioni e këpucëve në bashkëpunim me dizajnerine e njohur, Giuseppe Zanotti, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani ylli kosovar ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Rita ka bërë të ditur se ajo do të punojë me markën e njohur të rrobave ‘Escada’ për koleksionin pranverë-verë.

“Sot eshte dita. E ngazëllyer për të punuar me ‘Escada’ për fushatën pranverë/verë 2019, me të vërtetë mezi po pres të shohë se si zemra udhëton rreth globit për lansimin e fushatës time” ka shkruar Rita./Indeksonline/