75 Mall Live Search
18:29 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Një tjetër tifoz i arrestuar në Serbi para ndeshjes, kishte një fanellë të UÇK-së?

Një tifoz tjetër është arrestuar para ndeshjes Serbi – Shqipëri, që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin e Leskovacit.

Siç raporton “B92”, një tifoz me shtetësi italiane është arrestuar sot për shkak se mbante një fanellë të UÇK-së, shkruan Indeksonline

Tifozi me iniciale E.E (35-vjeçar), ishte nisur nga Kosova për në Serbi, ku në kufirinë e Merdares u ndalua nga Policia, duke u cilësua si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Ai është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Kujtojmë që dje mediat në Serbi raportuan edhe për një tjetër arrestim, ku një tifoz u ndal me shumë fanella dhe simbole të UÇK-së./Indeksonline/