75 Mall Live Search
21:06 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Një tjetër vend i Evropës zbut masat kundër COVID

Gjermani  po zbut masat kufizuese ndërsa vendi po i  rikthehet jetës normale me rënien e shkallës së infeksioneve të koronavirusit.

Senati i Berlinit po konsideron heqjen e maskave ​​të fytyrës në mjediset e jashtme edhe në kopshtet zoologjike. Ndalimi i grumbullimeve gjatë natës në hapësira publike pritet të hiqet gjithashtu në kryeqytetin gjerman.

Disa politikanë i kërkuan qeverisë të heqë plotësisht detyrimin e mbajtjes së maskave edhe në ambientet e mbyllura, por ekspertët pohojnë se rregullat nuk do të hiqen derisa 70% e popullsisë të jetë vaksinuar.

Deri të martën në mëngjes, 48.7% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19. Agjencia nacionale e kontrollit të sëmundjeve raportoi 50% më pak infeksione të reja të Martën krahasuar me javën e kaluar.

Fqinji i Gjermanisë, Danimarka hoqi një ditë më parë rregullat e saj për mbajtjen e maskave të fytyrës,  përveç transportit public, ku detyrimi për t’i mbajtur ato vijon të jetë në fuqi.