75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Një tjetër VIP në pritje të ëmbël, këngëtarja së shpejti nënë për herë të dytë

Pas kaq e kaq shumë lajmesh për shtatzëni nga persona të njohur e të panjohur, “listës” i shtohet dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Sipas burimeve nga “Panoramasport.al” ajo dhe partneri Alban Hoxha, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti ende nuk ka konfirmuar lajmin dhe nuk e dimë se kur do ta bëjnë, poor nëse ky lajm është i vërtetë, i urojmë Çiljetës shtatzëni të mbarë.

Ajo është mama e një djali me emrin Fernando që tashmë është në klasën e parë. Lidhja me Fernandon është shumë e fortë dhe e bukur dhe këtë e kemi parë nga postimet e këngëtares në rrjetet sociale, por dhe në intervistat e saj.