75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L A

Një tjetër yll i Wolves drejt largimit, nis bisedimet me Manchester Cityn

Wolves pak ditë më parë humbi yllin e saj, Matheus Cunhan.

Braziliani bëri lëvizjen e tij 60-milionëshe drejt Manchester Unitedit, e cila vuante për një sulmues të kalibrit të tij.

Tashmë Wolves, do të humbasë një tjetër yll të saj me Rayan Ait-Nourin i cili pritet t’i bashkohët pjesës blu të Manchesterit, Manchester Cityt.

Bisedimet fillestare janë mbajtur mes palëve, me “qytetarët” që po synojnë të përforcohen në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ait-Nouri, këtë sezon me Wolves ka bërë 41 paraqitje ku arriti të shënonte 5 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/