Një tjetër yll në familjen e Dua Lipës!
Ajo sot është kthyer në një prej emrave më të sukseshëm në botën e muzikës.
Këngëtarja shqiptare me famë botëror, Dua Lipa është padyshim një nga yjet më të njohura në botë e gjithë kjo fal talentit të saj, shkruan Indeksonline.

Por, në familjen e Duas tashmë është nisur drejt hapave të suksesit edhe motra e saj, Rina Lipa.

Ajo kohë më parë ka realizuar një fotosesion për revistën e njohur ‘Red Milk’ e këto imazhe i ka publikuar së fundi edhe Dua në ‘Instagram’.

Krenare me sukseset e Rinës ajo ka ndarë me adhuruesit e saj disa imazhe të Rinës.

Ndryshe, kujtojmë që një Dua së fundi u shpall fituese e dy çmimeve ‘Grammy’ dhe një në ‘Brit Awards’./Indeksonline/