75 Mall Live Search
23:16 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Gj Sh

Një tjetër ”yll” po rritet, ky është 13 vjeçari kosovar që luan në West Ham dhe ka nënshkruar kontratë me Nike

Vitet e fundit shumë talentë të futbollit nga Kosova kanë depërtuar në futbollin evropian.

Por numri i tyre po rritet në vazhdimësi me hapa të shpejtë, shkruan IndeksOnline.

Një tjetër ”yll’ nga Kosova në vitet e ardhshme pritet të na bëjë krenar.

Fjala është për 13-vjeçarin, Roni Abazi, i cili tash e disa vite është pjesë e skuadrës angleze West Ham United, ku aktualish luan për grupmoshat U13, ku luan në pozicionin e mesfushorit.

Talenti i Ronit ishte i hershëm, ku nisi të luaj qysh në moshën katër vjeçare, për një skuadër angleze të quajtur Margate’s.

Paraqitjet e tij ranë në syrin e disa agjenteve të gjigantit anglez Arsenal, ku në moshë 8 vjeçare zhvilloi prova te ”Gunners”, ku pastaj u bë edhe pjesë e akademis.

Nga viti 2021, Roni u bashkua me skuadrën e West Hamit, derisa disa muaj më parë nënshkroi kontratë me gjigantin e veshjeve sportive ”Nike”.

Me talentin që ka, Roni Abazi në vitet e ardhshme pritet të pushtojë futbollin anglez e evropian, derisa ne shpresojmë që të jetë edhe pjesë e Kosovës./IndeksOnline/