75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një top që hyn në vaginë, “Charlie Hebdo” pret Botërorin e femrave me ballinë fyese

Ka kaluar një javë nga starti i Botërorit të femrave, që po zhvillohet në Francë dhe gazeta e njohur e këtij vendi, “Charlie Hebdo” ka publikuar një edicion të gazetës së tyre me ballinë një karikaturë fyese për gjininë femërore.

Një top që hyn në një vaginë me titullin “Kupa e Botës për femra”.

Kaq ka mjaftuar që ndaj gazetës satirike të nisin një lumë kritikash për karikaturën në ballinë dhe ato në brendësi, që lidhen gjithmonë me një vaginë femre.

Shumë komente negative kanë ardhur nga njerëz publikë në lidhje me këtë trend që po ndjek gazeta satirike, duke e quajtur një veprim vulgar dhe një sulm seksist ndaj kësaj gjinie.

Ndërkohë që një person lokal mendon se kjo nuk ka asgjë të keqe, është thjesht diçka qesharake, duke qenë se të gjithë organizatat po lobojnë për feminizmin, madje po tentojnë të iu shesin çdo ditë edhe futbollin e femrave, dhe këtë herë ai mendon se “Charlie Hebdo” është kundër tyre dhe mirë bën.