14:38 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Një tornado e fuqishme godet Gjermaninë, lëndohet 2 persona dhe shkatërrohen 50 shtëpi (Video)

Dy persona janë lënduar dhe 50 shtëpi janë shkatërruar pasi një uragan goditi Gjermaninë perëndimore gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Uragani preku qytetin e Viersen, rreth 40 kilometra në perëndim të Dusseldorfit, rreth orës 18:00 të së mërkurës në mbrëmje.

Policia tha se një 23 vjeçar u plagos rëndë në fshatin Nettetal-Schaag pasi u godit nga një pemë derisa po dilte nga makina e tij.

Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës.

Rreth 40 dhe 50 shtëpi u dëmtuan nga stuhia, kanë thënë zyrtarët në rrethin e Viersen./Indeksonline/