17:32 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një trajner dhe katër lojtarë të ri – klubi kosovar vazhdon të befasojë

Klubi basketbollistik, Lipjani, ka dëshmuar se është duke punuar vazhdimisht, teksa tani lipjanasit kanë publikuar disa nga më të rejat në suadër.

Fillimisht, Lipjani ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur, Blerim Krasniqi.

Krasniqi ka përvojë në basketbollin kosovar, teksa ka drejtuar skuadrat si Mabetex, Kastrioti dhe shumë gjenerata të reja.

Përveç trajnerit, klubi nga Lipjani ka zyrtarizuar edhe katër përforcime të reja, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Stacey Lambert (Cameron University, SHBA), Kevin Philips (Goshen University, SHBA), Maurice Williams )’Sterling University, SHBA) dhe Musab Mala (Trepça)./IndeksOnline/

Temat: