09:47 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Një trend në TikTok pretendon se mund t’i vërë njerëzit në gjumë ‘për 2 minuta’: A është e mundur?

Një postim i TikTok i cili ka mbledhur mbi 11 milionë shikime pretendon se është në gjendje t’i ndihmojë njerëzit të flenë në vetëm dy minuta.

Truku njihet si ‘Teknika Ushtarake’, pasi supozohet se është formuluar për t’i ndihmuar pilotët të flenë në dy minuta ose më pak.

Mënyra se si funksionon është duke ndihmuar në relaksimin e muskujve në të gjithë trupin dhe më pas duke menduar për një skenë të qetë, pasi trupi juaj të jetë relaksuar.

Nëse kjo nuk funksionon, përsëritja e “mos mendo” për 10 sekonda me sa duket funksionon.

Dave Gibson, nga marka e mirëqenies së gjumit “Eve Sleep” tregon nëse kjo teknikë është e vërtetë dhe efektive.

Ai u shpreh:

“Kjo teknikë ka kuptim deri në një pikë, pasi duke lehtësuar çdo tension në trup, ju lejoni mendjen dhe trupin të relaksohen plotësisht, gjë që sigurisht do ndihmojë në rëniën në gjumë.”

Teknika këshillon përdorimin e vizualizimit e cila tenton të jetë një mënyrë e mirë për të përqendruar mendjen larg streseve të ditës.

Megjithatë, nëse kjo nuk funksionon, këshilla tjetër është të përsërisni termin “mos mendo”, i cili, përsëri, nuk do të funksionojë për të gjithë. Pse? Sepse “fikja e mendjes” dhe përpjekja aktive për të mos menduar mund të jetë e vështirë dhe nuk është diçka që mund të bëhet me lehtësi, të paktën jo për të gjithë.

Shpesh, mendja juaj ka të ngjarë të bëjë të kundërtën, për shkak të presionit të përpjekjes për të mos menduar.

“Të gjithë elementet e teknikës nuk mund të bëjnë ‘magji’ e as t’ju vënë në gjumë për 10 sekonda Por, me praktikë, ju mund të flini më shpejt dhe më qetë!”

Këshilla kryesore gjatë përdorimit të teknikës është të bëni frymëmarrje të thella, pasi kjo ndihmon në ngadalësimin e ritmit të zemrës dhe relaksimin e sistemit nervor.