Një turk do të drejtojë financat në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kompletuar ekipin e tij qeverisës. Ai gjatë ditës së sotme ka emëruar dhe drejtorin e fundit.
Bëhet fjalë për Leven Buş-in, i cili që nga dita e sotme do të drejtorë Drejtorinë e Financave të Komunës së Prizrenit.
Postimi i plotë:
Me emërimin e z. Levent Buş në pozitën e drejtorit të Financave, u kompletua ekipi i drejtorëve të Komunës së Prizrenit.
Me përgjegjësi, profesionalizëm e përkushtim, do ta vazhdojmë qeverisjen në shërbim të interesit publik dhe të mirëqenies së qytetarëve./Indeksonline/

