08:43 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / L K

Një vajzë e mitur e cila ishte duke i trajtuar vdes në QKUK, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur në rrethana të panjohura.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe shkon nën hetime.

“Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.