75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tentativë rrëmbimi të një të miture, në Gllogoc

Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 16:00 në Gllogoc një i dyshuar i panjohur e ka futur me forcë në veturë një vajzë të mitur.

Sipas policisë pasi që e mitura e ka kundërshtuar i dyshuari e ka liruar duke e kanosur.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.