Një vajzë merr dhuratën më të keqe për Shën Valentin, ish i fejuari ia dëmton veturën
Është arrestuar një burrë nga Policia e Dubait për dëmtimin e veturës së ish të fejuarës së tij.
Ajo jo vetëm që ia dëmtoi veturën e saj, por i dëmtoi edhe veturat që i përkasin familjës së saj, shkruan Indksonline.
Drejtori i Stacionit Policor të Bur Dubai, Brigadier Abdullah Khadem Bin Suroor tha se menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, pasi që e morën raportin nga viktimat.
Veturat ishin të parkuara jashtë shtëpisë së tyre në zonën Al Quoz.
E të gjitha këto, u kapën nga kamerat e sigurisë.
Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit i pranoi të gjitha dhe tha se këtë e bëri me ndihmën e dy miqve.
Ai i justifikoi veprat e tij si një hakmarrje ndaj një mosmarrëveshje për disa para dhe dhurata që ish e fejuara e tij nuk pranoi t’ia kthejë kur ata u ndanë./Indeksonline/

