75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 29 Gusht 2021 / LB

Një vajzë nën 30 vjeç, dy gra dhe një burrë nën 40, të dhëna për viktimat e reja nga COVID-19

36 persona kanë humbur jetën në 24 orëshin e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Siç bën të ditur kjo ministri, gjithashtu janë konfirmuar edhe 1630 raste të reja nga testimi i 11 mijë e 017 mostrave.

Nga 36 personat që kanë humbur betejën me Covid-19, tetë prej tyre janë të grup-moshës 80-++, nëntë prej tyre janë të grup-moshës 70-79 vjeçare. 11 prej tyre janë të grup-moshës 60-69 vjeçare.

Kurse tre prej tyre janë të grup-moshës 50-59 vjeçare. 1 është i grup-moshës 40-49 vjeçare. Ndërkaq tre prej tyre janë të grup-moshës 30-39 vjeçare.

Ndërkaq një person është i grup-moshës 20-29 vjeçare.

Covid-19, në 24 orëshin e fundit në vend, u mori jetën 19 femrave dhe 17 meshkujve.