19:52 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

“Një vajzë nga Shqipëria, me ëndrra të mëdha”, Ava Max mesazh frymëzues

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që dita ditës po na bën krenar me sukseset e saj.

Bashkë me Dua Lipën, Bebe Rexhën e Rita Orën, ato janë kthyer në ambasadorët më të mirë të vendit tonë.

E si shumë të tjerë, edhe fillimet e Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koci, ishin të vështira, sidomos për një vajzë me prejardhje shqiptare.

Gjithë historinë e saj në pak fjalë ajo e ka përshkruar përmes një statusi në Instagram në të cilin tha se “erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup”

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar 25 vjeçarja.

Ndryshe, kënga e saj e fundit “Alon, Pt II” u publikua pak kohë më parë dhe erdhi në bashkëpunim me Alan Walker./Indeksonline/