Një verë bashkëpunimesh, artistët më të bashkuar se kurrë!
Sezoni i verës tashmë ka përfunduar së bashku edhe me angazhimet e shumta që kanë gjatë kësaj periudhe emrat më të njohur në tregun tonë të muzikës.
Shumë këngë, hite e mbi të gjitha shumë bashkëpunime kanë qenë definicioni i kësaj vere, shkruan Indeksonline.
Më të bashkuar se kurrë më parë kanë qenë artistët në vend, derisa kohë më parë projektet solo ishin më të përhapura, tani të bësh një bashkëpunim muzikore është bërë ‘in’ në të gjithë botën, e kjo po ndodhë edhe më muzikën shqiptare.
Si asnjëherë më parë artistët shqiptarë bashkuan forcat me kolegët e tyre për të sjellur këngë që u shëndërruan në hite e disa prej tyre do të mbesin gjatë në memorie.
Disa nga hitet e kësaj vere i kemi listuar më poshtë:
Ishte Dhurata Dora ajo që e nisi sezonin e verës me një super bashkëpunim me reperin e njohur algjerian, SoolKing, kënga ‘Zemër’ kaloj kufijtë duke u shëndërruar në një hit ndërkombëtar.
Lumi B dhe Ledri Vula u bashkuan për të publikuar ‘Kiss Kiss’, një këngë ritmike që me tu dëgjuar u kthye në një hit që vazhdon të dëgjohet ende në secilin ambient.
Ledri nuk u ndal me kaq, përveç që solli edhe këngën solo ‘Rio’ dhe ‘MEM’, ai poashtu lansoj një tjetër duet, këtë herë me Ermal Fejzullahun, projektin ‘M’ke harru’.
Elvana Gjata solli poashtu dy bashkëpunime, ajo u bashkua me reperin Kosovar, Capital T me këngën ‘Fustani’ dhe më vonë me Ardian Bujupin me ‘Meine Liebe’, të dyja këto mjaft të suksesshme.
Bashkëpunimet tjera që nuk do të harrohen dhe që shënuan verën e këtij vitin ishin edhe Tayna, Lyrical Son dhe Mc Kresha me hitin ‘Pasite’, kjp këngë u mirëprit nga adhuruesit e muzikës rep dhe jo vetëm.
Një bashkëpunim i reperes së famshme Tayna, që bëri bujë të madhe këtë verë ishte ai me këngëtaren Dafina Zeqiri, projekti ‘Bye Bye’ përveç muzikës dhe tekstit ishin edhe skenat provokuese dhe dukja atraktive e të dyja artisteve që u komentua shumë.
Ndërsa, gjatë kësaj vere Dafina Zeqiri publikoj edhe një tjetër bashkëpunim, atë me Lumi B në projektin ‘Lule Lule’./Indeksonline/