Një veturë del nga rruga në Prizren, pak metra më larg dy të tjera aksidentohen mes vete
Nga orët e para të mëngjesit, sot është raportuar për shumë aksidente, disa me të lënduar dhe disa pa pasoja.
Një aksident i radhës ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit, shkruan Indeksonline.
Lexues të portalit kanë dërguar video ku shihet fillimisht një veturë që ka dal nga rruga si pasojë e rrugës me borës.
Pak metra më poshtë, shihet një aksident tjetër që ka ndodhur mes dy veturave, por që nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet policore dhe ato mjekësore janë njoftuar për rastin në fjalë.
Kujtojmë se policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik, pasi kohëve të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve, e rrugën më të pasigurtë e bëri edhe bora që ka rënë këto ditë. /Indeksonline/