75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / MSH

Një veturë dhe një motoçikletë aksidentohen në Vitomiricë të Pejës, ka të lënduar

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete në një aksident që zuri vend në Vitomiricë të Pejës.

Burime të Indeksonline pohojnë se aksidenti në fjalë ka rezultuar me disa persona të lënduar.

Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, sakaq Indeksonline ka kontaktuar edhe drejtorinë rajonale të policisë në Pejë, për të marrë më shumë detaje rreth rastit./Indeksonline/