Një veturë e KFOR-it aksidentohet në Klinë

Një aksident trafiku, ka ndodhur para pak minutash, në Klinë.
Në aksident shihet të jetë e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it.
Sipas informacioneve nga dëshmitarë të rastit, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra nga të cilat është veturë e KFOR-it.
Në vendim e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e policisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.