75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / k.v

Një veturë godet 3 persona që ishin afër një autobusi të parkuar- pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar mbrëmë në Sllatinë të Fushë-Kosovës, pasi që ata janë goditur nga një veturë në vendparkimin e një pompe derivatesh.

IndeksOnline ka mësuar se tre meshkujt e lënduar u goditen nga një veturë me targa vendore të cilët ishin afër një autobusi të parkuar.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa shoferi i veturës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të rendit.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se i njëjti ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

“Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/