75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / H F

Një veturë godet motoçiklistin që shpërndante ushqim, në qendër të Prishtinës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pak më parë në qendër të kryqytetit.

Një makinë në lëvizje ka goditur një motoçikletë që ishte po ashtu në lëvizje.

Lëndime trupore ka marrë motoçiklisti, i cili ishte shpërndarës ushqimi, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca. Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës. /IndeksOnline/