75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / F.R

Një veturë përfundon me katër rrota përpjetë në Frashër të Mitrovicës

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në Frashër të Mitrovicës.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vetura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/