Një veturë përplas një këmbësor në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku një veturë ka përplasur një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve, raporton IndeksOnline.
Kalimtarë të rastit i dolën në ndihmë viktimës duke tentuar ta këndellin.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen shëndetësore të tij./IndeksOnline/


