Aksident trafiku në “Breg të Diellit”, policia e autoambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motori ka ndodhur rreth orës 18:00 në Breg të Diellit, saktësisht te banesat e bardha.
IndeksOnline ka siguruar pamje ka vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihet se personi i cili po ngaste motorin është i shtrirë në tokë për shkak të lëndimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia e Kosovës dhe autoambulanca.
Me këtë rast është shkaktuar kolonë në këtë pjesë të kryeqytetit./IndeksOnline/
