19:25 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

Një viktimë dhe 375 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një 73-vjeçare nga Fieri, e infektuar me Covid 19, ka ndërruar jetën, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 375 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.