Një vit burgim për tifozin e Mallorca-s që ofendoi në baza racore Vinicius Junior-in

Skuadra e Real Madridit përmes një komunikate ka raportuar mbi arrestimin e tifozit të Mallorca-s që ofendoi rëndë futbollistin brazilian, Vinicius Juniorin.
I akuzuari është shpallur fajtor për dy krime kundër integritetit moral, duke vepruar me motive racore të kryera ndaj lojtarit Vini Jr dhe Samu Chukwueze, ky i fundit sa ishte pjesë e Villarrealit, shkruan Indeksonline
Gjykata e ka dënuar tifozin me një vit burgim dhe duke ia ndaluar hyrjen në të gjitha stadiumet.
Ky është dënimi i tretë penal i dhënë për tifozët që kanë fyer futbollistët e Real Madridit, në veçanti ndaj lojtarit të Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr./Indeksonline/
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 26, 2024