75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një vit e tre muaj burg për posedim të drogës

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.M., për shkaka se në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ka poseduar substanca narkotike të llojit

“Marihuanë” në peshë të përgjithshme prej 3 kg e 245.1 gram dhe 1.1 gram fara të llojit “Kanabis Sativa” dhe një peshore.

Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një vit e tre muaj, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro./Indeksonline/