Një vit i suksesshëm për Dua Lipën, ja ku do të performojë në natën e ndërrimit të moteve
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa po përmbyll një vit të suksesshëm.
Ajo ka qenë tejet e angazhuar gjatë vitit 2018 ndërsa edhe në natën e ndërrimi të moteve ajo do të jetë pranë adhuruesve të saj, shkruan Indeksonline.

Dua në natën e 31 dhjetorit do të performjë mbrëmjen e ‘Rockin Eve’ e cila udhëhiqet nga prezantuesi i njohur, Ryan Seacrest dhe mbahet çdo vit për natën e vitit të ri.
“Të dashurit e mi, 2018 është duke përfunduar. Është koha që të trokasim në natën e ndërrimit të moteve në ‘Rockin Eve’, me 31.12 në ABC, mos mungoni” ka shkruar Dua Lipa në postim./Indeksonline/