75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 11 Mars 2021 / AR

Një vit më parë, OBSH e klasifikoi Covid-19 pandemi

Një vit më parë, më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covidin-19 si pandemi globale, shkruan Indeksonline.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë, se organizata e tij e ka vlerësuar pa pushim 24-orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit“, tha ai.

“Mendojmë, se në ditët e javët e ardhëshme numri mund të rritet“, shtoi kreu i OBSH-së.

Deri atë ditë, numri i vendeve të prekura ishte trefishuar.

Në mbarë botën, sipas tij, deri atë ditë ishin regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në  115 vende. Kishin vdekur prej këtij virusi të ri që prek mushkëritë 4.291 njerëz.

Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë ecurinë e pandemisë. Gjejeni, izolojeni, testojeni, trajtojeni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij“, theksoi Tedros.

Fakti që OBSH-ja e përkufizon tani si pandemi situatën, nuk ndryshon asgjë lidhur me rrezikun nga ky virus“, ka thënë Tedros.

Virusi Sars-CoV-2 u konstatua për herë të parë në metrololin milionësh të Kinës, Vuhan, në një treg kafshësh. /Indeksonline/