Një vit ndryshe edhe për gjyqtarët kosovarë | Covid-19, aktiviteti fizik dhe momentet interesante na i zbulojnë vetë ata!

Viti 2020 ishte një sfidë e vërtetë për çdo qytetar në botë, një pandemi Covid-19 që mori miliona jetë njerëzish.
Mbyllje, frikë, maska e dizenfektuese, ky vit që lamë pas, ishte stresues edhe për gjyqtarët e Kosovë që ndanë drejtësinë në Superligë por edhe jashtë vendit, shkruan IndeksOnline

Kemi parë të shkruajnë dhe raportojnë për futbollistët gjatë gjithë vitit, por kush janë ata që lojën e futbollit e bëjnë atraktive dhe të drejtpeshuar.
Pikërisht, gjyqtarët janë personat e vetëm që gjatë një loje futbolli nuk përmenden shumë por që gjithçka është te ta.
IndeksOnline, ka biseduar me dy gjyqtarë kosovarë të cilët gjatë kësaj kohe të pandemisë ndanë drejtësinë në disa ndeshjen në kampionatin e Kosovës në futboll.
Fjala është për Genc Nuzën dhe Alban Shalën të cilët zbuluan të gjitha rreth vitit 2020, nga momentet e një ndeshje interesante e deri te kërcënimet që ata kanë hasur në punën e tyre.
Nuza, tregon fillimisht se si ishte ky vit për të në Superligë e në arenën ndërkombëtare.

Ai thotë se është penalizuar nga UEFA për të referuar një ndeshje ndërkombëtare si shkak i pandemisë, por që liga në futbollin kosovar u mbyll me sukses.
- A na tregoni se si ishte ky vit për ju, a e kishit më të vështirë referimin në kohë pandemie?
“Vit shumë i vështirë jo vetëm për mua por për të gjithë njerëzimin, fillimisht me ndërprerjen e kampionatit hasëm në shumë pengesa por e përfunduan me sukses përsëri, ndërsa sa i përket arenës ndërkombëtare ishte viti më u keq duke marrë parasysh që ndeshjet në UEFA u përgjysmuan dhe unë kasha vetëm një ndeshje që do të thotë që jemi penalizuar shumë në aspektin profesional”.
- Ku i kryen ushtrimet gjyqtarët qatë kësaj kohe, stërvitjet apo mbajtja e formës fizike a është e ngjashme më atë të futbollistëve?
“Me ju tregu të drejtën unë personalisht bëj stërvitje 5 herë në javë dhe kjo i bie që bëj punë profesionale, pra stërvitjeti i krye në stadium afër vendbanimit, por shumicën e rasteve e shfrytëzoj fushnë e klubit 2 Korriku, ku edhe i falënderoj për mundësinë”.
- A ka ndryshuar referimi me vitet mëhershme me tani, ku vërehet dallimi?
“Normalisht që ka ndryshuar shumë, vetë fakti se një gjyqtar bënë stërvitje 5 herë në javë, i bie që jemi duke u fokusuar si një futbollistët, por jo vetëm fizikisht por edhe në aspektin e njohurive rreth rregullave të lojës dhe çasja e një gjyqtari në Kosovë ka shumë dallim me të kaluarën”.
- Cili është momenti më interesant në një ndeshje që ju e keni ndarë drejtësinë?
“Ka shumë moment që kam përjetuar, por më interesantja dhe më e rëndësishmja jo vetëm për mua por për gjithë gjyqtarët kosovar, ishte debutimi jonë në ndeshjen Moldavi – Turqi, që ishte historike për ne”.
- Ju keni ndarë drejtësinë edhe në ndeshje ndërkombëtare, ku është dallimi me ato të Superligës?

“Varet shumë nga rangu i garave, por nëse e marrim rangun e ndeshjeve të nivelit më të lartë siç janë ato të Kombetarëve A’, dallimi është evident, por Superliga e Kosovës në këto vitet e fundit është rritur dukshëm, po ashtu e ardhmja e shumë futbollistëve nga jashtë tregon se cilësia dhe interesimi po shtohet dita ditës”.
- Cili ka qenë kërcënimi që keni marrë gjatë apo pas një ndeshje futbolli?
“Kërcënimet që kam marr në futboll në shumicën e rasteve nuk i konsideroj serioze dhe po ashtu nuk mbaj mend ndonjë të tillë”, tha Nuza.
E një rrëfim më ndryshe na ka treguar gjyqtari, Alban Shala, nga përvoja e tij 12 vjeçare në referim, ai ka zbuluar disa të pathëna interesante që i ndodhën gjatë karrierës së tij.

Shala, tregoi se sa e kishte të vështirë të referonte në pandemi, madje shpalos edhe momentin më interesant që i ka ndodhur në një ndeshje futbolli.
- A na tregoni se si ishte ky vit për ju, a e kishit më të vështirë referimin në kohë pandemie?
“Personalisht nuk është se kam pasur ndonjë problem apo vërejtur ndonjë ndryshim madhorë në procesin e referimit përjashtuar kujdesit të shtuar para procesit dhe pas lojës për respektimin e rregullave parandaluese të përhapjes së infeksionit. Me theks të veçantë do të thoja mungesën e e shikuese që ndikonte në adrenalinë që e kishim para pandemisë.
- Ku i kryen ushtrimet gjyqtarët qatë kësaj kohe, stërvitjet apo mbajtja e formës fizike a është e ngjashme më të futbollistëve?
“Nuk ka dallim shumë të madhë përjashtuar faktit që ne në stërvitjen tonë kemi planin mujor të stërvitjes të dërguar nga instruktorë të UEFA e që i përmbahemi në përpikëri me qëllim të qëndrimit sa më në formë për situatat me të cilat mund të gjendemi gjatë referimit . Ndërsa sa i përket terenit zakonisht përdorim stadiumin e Prishtinës ” Fadil Vokrri” për çka i jemi falënderues menaxhmentit të stadiunmit të cilët na mundësojnë shfrytëzimin e hapsirave për seancat stërvitore . Përveç stadiumit ” “Fadil Vokrri” është dhe ai “2 Korriku” Rilindja, parku i Gërmisë dhe fitnesi si terene tjera ku stërvitemi”.
- A ka ndryshuar referimi me vitet mëhershme me tani, ku vërehet dallimi?
“Prej 12 vite karierë në referim mendoj që ka dallime shumë të mëdha ndër vite në referimin kosovarë. E gjitha kjo falë trajnimeve që na u janë ofruar nga FFK konkretisht nga kryetari i referëve Përparim Hasani dhe instruktorë të UEFA dhe FIFA. Këto ndryshime do ishin të pamundura pa legjendën e futbollit të ndjerin ” Fadil Vokrri” dhe punës së vazhdueshme të kryetarit aktual të FFK’ së Agim Ademi pa përkrahjen e të cilit progresi do ishte i vështirë.

“Trajnime e seminare këto që mbahen 4 herë më vit të cilat kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të dijes së gjyqtarëve të futbollit . Ky ndryshim ka ardhur sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Ky ndryshim ka bërë të mundur poashtu edhe referimin tonë edhe në vendet evropiane gjë e cila më parë nuk ishte e mundur e që është shumë pozitive sepse nga përvoja të tilla ne kemi mundësi të mësojmë e ngrisim nivelin e referimit çdo herë e më shumë “.
- Cili është momenti më interesant në një ndeshje që ju e keni ndarë drejtësinë?
“Gjatë secilës ndeshje është e pamundur të mos hasësh në momente interesante por momenti më i veçantë që më ka bërë të ndihem mirë jashtzakonisht shumë është asistimi i referit kryesor në anulimin e një penalltie i cili mund të ishte me peshë të madhe. Për mua si gjyqtarë i 4 ishte moment shumë i lumtur sepse neve si ekip na nxori shumë të suksesshëm . Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa një ndihmesë apo kontribut i yti të bëjë një rezultat suksesi”.
- Cili ka qenë kërcënimi që keni marrë gjatë apo pas një ndeshje futbolli?
“Nuk kam hasur asnjëherë në ndonjë kërcënim për këtë jam falënderues Zotit dhe mbase kjo është falë pastërtisë në secilën lojë që jam munduar ta bëj me dijen maksimale për të mos shkelur meritat e asnjërit ekip që i kam referuar . Gabimet janë njerëzore por drejtësia për mua është jetike në secilën lojë”, përfundoi Shala.
Ndryshe, futbolli dhe çdo sport tjetër pa gjyqtarët do të ishte thjeshtë qejf e jo garë./IndeksOnline/