08:46 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Ç.Q

Një vit nga bllokimi total në Wuhan, si ndryshoi historia e botës

Kina ka konfimuar 107 raste të reja me koronavirus, ndërsa sot shënohet një vit nga bllokimi i vendit, pasi shpërtheu virusi.

Sipas mediave, Kina të shtunën raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja të Covid-19 pasi shënon përvjetorin e bllokimit të parë të koronavirusit në botë, në qytetin e Wuhan ku sëmundja u shfaq në fund të 2019.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se 107 raste të reja ishin identifikuar të shtunën, nga 103 një ditë më parë.

Komisioni tha në një deklaratë se 90 nga rastet e reja ishin infeksione lokale, raporton Reuters.

Provinca veri-lindore e Heilongjiang regjistroi 56 raste të reja dhe provinca fqinje Jilin kishte 13. Edhe Pekini dhe Shangai regjistruan tre raste të reja secila, dhe provinca e Hebei, e cila rrethon Pekinin, regjistroi 15 raste të reja.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në 99 nga 119 raste një ditë më parë.