75 Mall Live Search
20:21 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një vit nga dita kur Vuçiq kërkoi demarkacion me Kosovën

“Unë jam në favor të demarkacionit me shqiptarët”, kishte thënë një vit më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kjo ishte hera e parë për botën dhe publikun serb, që një udhëheqës nga Serbia bën një propozim për zgjidhjen e problemit me Kosovën, shkruan Indeksonline.

Tash një vit pas kësaj deklarate, zgjidhja mes dy shteteve duket larg si asnjëherë më parë.

Pas kësaj deklarate, Vuçiq dhe Thaçi ishin takuar në qytetin e Austrisë, Alpbach me 25 gusht.

Bashkë me ta në takim ishte edhe presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen./Indeksonline/