75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 06 Tetor 2024 / L K

Një vit nga fillimi i luftës, afër 42 mijë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 41,870 palestinezë janë vrarë dhe 97,166 kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, ka berë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Gazës, transmeton IndeksOnline.

Izraeli ka vendosur forcat e tij në gatishmëri përpara një vjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor, pasi një zyrtar ushtarak tha se vendi po përgatitej për hakmarrjen e tij për sulmin raketor të Iranit.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet një vjetori i sulmit të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë rreth 1.200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë.