75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / MSH

Një vit nga invazioni rus në Ukrainë, mblidhet OKB-ja

Nesër bëhet një vit që kur Rusia nisi invazionin e saj në Ukrainë.

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u mbajt takim pikërisht lidhur me këtë gjë.

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi edhe një herë pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se Rusia po “fyen” ndërgjegjen kolektive të botës.

“Ky pushtim është një fyerje për ndërgjegjen tonë kolektive,” tha Guterres përpara Asamblesë së Përgjithshme.

“Është një shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar”.

Takimi u mabjt me një mocion të Ukrainës, e cila po kërkon nga aleatët e saj dhe fuqitë ndërkombëtare që të qojnë përpara idenë e ndaljes së Rusisë dhe tërheqjën e saj nga kjo luftë.

Në anën tjetër, Kremlini ka akuzuar Perëndimin se dëshiron të mposhtë Rusinë me çdo kusht, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi afro 200,000 ushtarë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, në pushtimin më të madh evropian që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Lufta shkatërruese që pasoi ka lënë të paktën 7,199 civilë të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur, sipas një vlerësimi të OKB-së , por ky numër ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 13 milionë njerëz u larguan nga Ukraina ose u detyruan të lëvizin brenda vendit, pikërisht për shkak të luftës.

Një rezolutë që thekson nevojën e arritjes së një paqeje gjithëpërfshirëse, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, është duke u sponsorizuar nga gjashtëdhjetë vende anëtare.

Kjo rezolutë pritet të miratohet në votimin që do të bëhet gjatë ditës së sotme. Ndonëse nuk është ligjërisht e detyrueshme, rezoluta në fjalë ka peshë politike.