Një vit nga lansimi i “Future Nostalgia”, Dua Lipa vazhdon të numërojë sukseset e tij

Dua Lipa vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të pëlqyera aktualisht. Sukseset e albumit të saj, nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, edhe më tej vazhdon të jetë emër shumë aktiv në skenën muzikore, shkruan IndeksOnline.
Artistja në mars të vitit të kaluar publikoi albumin “Future Nostalgia”, i cili pavarësisht pandemisë, rezultoi shumë i suksesshëm.
Albumi në fjalë po vazhdon ende të kryesojë në tabelat. Së fundi ai u rendit i dyti në top-albumet globale në platformën “Spotify”.