Një vit nga publikimi i “Tela” nga Kida dhe Ermali, kënga ka arritur mbi 60 milionë shikime

Sot një vit më parë, dy artistët e famshëm kosovar, Kida dhe Ermal Fejzullahu lansuan super hitin e verës “Tela”.
Ky projekt me tu publikuar u kthye në hitin më të madh të verës dhe vitin 2019 lirisht mund të thuhet se karakterizohet me këtë këngë.

“Tela” është videoklipi më i shikuar i vitit të kaluar me mbi 60 milionë klikime në kanalin “Youtube”.
Rikujtojmë që Ermali dhe Kida vite më parë realizuan edhe një tjetër projekt së bashku “Mi Amore” që poashtu u pëlqye shumë./Indeksonline/