Një vit nga vdekja e gazetarit të shquar Sulejman Gashi

Janë bërë një vit nga vdekja e gazetarit dhe publicistit të shquar, Sulejman Gashi.
Vdekja e hershme e Gashit ishte vlerësuar si humbje e madhe për vendin.
Të gjithë krerët institucional e partiak kishin ngushëlluar familjen Gashi për humbjen e Sulejmanit, i cili ishte vlerësuar lart për kontributin e tij dhënë për kombin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonte dhe vepronte prej kohesh, shkruan “Indeksonline”.
Në njëvjetorin e vdekjes e ka përkujtuar, djali i tij, Driloni.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Drilon Gashit të postuar në “Facebook”.
Postimi i plotë:
NJËVJETORI PËRKUJTIMI PËR NJERIUN TONË MË TË DASHUR: SULEJMAN GASHI
Para një viti ndërroi jetë Babai, Gjyshi, Bashkëshorti, i Biri, dhe Vëllai, njeriu i ynë më i dashur e më i veçantë, Sulejman Gashi, pas një gjendje të rëndë shëndetësore. Në atë kohë, më pas, sot e në vazhdimësi kemi dhimbje, mall, dashuri, dhe krenari. Kemi shumë ndienja dhe emocione, shumë kujtime, edhe shumë plane e dëshira të përbashkëta me Babain që na u përgjysmuan dhe pamundësuan. Si një familjar, shok, koleg, profesionist, atdhetar, shembull për të tjerët, dhe dashamirë, na mungon neve familjarëve dhe i mungon shumëkujt që e ka njohur dhe e ka dashur.
Para pak kohësh, e m’u për këtë përvjetor, në Prishtinë u mblodhëm shumë familjarë, kolegë, e dashamirë për ta përkujtuar bashkë Babain. Edhe aty, nuk mungonin emocionet për kujtimet e bukura, për domëthënien e madhe të jetës dhe veprës së Babait, për afërsinë dhe dashurinë e tij për të gjithë, e sidomos për familjarët e dashur.
Sulejman Gashi, Babai, është një njeri që nuk harrohet, e një njeri që gjithnjë do të jetojë me ne. Do të jetë pranë neve shpirtërisht, në kujtimet tona, si krahë kur kemi nevojë për të, dhe si model e inspirim. Ky përvjetor dhe të tjerët që vijnë më pas nuk do të jenë të lehtë. Babai na mungon gjithnjë. Nuk ka ditë, orë, e çast, që nuk do të përmbushej, zbukurohej, e shkëlqente me praninë e tij. Por ne, megjithatë, do të ndiejmë gjithnjë Babain si pjesë tonën, e që ai është gjithnjë me ne. Sot, në çdo përvjetor, në çdo ditë, do ta kujtojmë Babain. Do ta kujtojmë me dashurinë, admirimin dhe krenarinë më të thellë. Të duam sot e përjetë Babai ynë, njeri i ynë më i dashur dhe më i veçantë. 🤍
/ Drilon S. Gashi, Ëashington, D.C.