21:14 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Një vit nga vdekja e tij, Avicii kujtohet nga emrat e njohur të muzikës!

Vdekja e papritur e Dj të njohur, Tim Bergling, i njohur me emrin artistik Avicii, tronditi komunitetin e muzikës botërore kur vdiq në moshën 28 ​​vjeç më 20 prill të vitit 2018. 

Shumë nga kolegët e tij, duke përfshirë Skrillex, Calvin Harris, Marshmello dhe më shumë, ndanë pikëllimin dhe kujtimet më të bukura të kohës së tyre me Bergling menjëherë pas humbjes së yllit të muzikës përmes rrjeteve sociale.

Një vit më vonë, kujtimi për Avicii jeton ende, jo vetëm në muzikën e tij  pasi projekti “SOS” në  bashkëpunimi me Aloe Blacc, u publikua më 10 prill të këtij viti, por edhe njerëzve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Disa prej tyre kanë shfrytëzuar media sociale për të kujtuar Avicii, duke përfshirë DJ Snake, Nil Rodgers dhe shumë të tjerë./Indeksonline/