Një vit nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova ende pa institucione funksionale
Kanë kaluar një vit nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por Kosova vazhdon të mbetet pa institucione funksionale.
Kjo për faktin se pas publikimit të rezultateve asnjëra nga partitë politike nuk arriti që të fitonte shumicën e votave.
Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në disa seanca radhazi, deputetët e zgjdhur të legjislaturës së nëntë nuk arritën të zgjedhin kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët, duke bllokuar konstituimin e plotë të legjislaturës, shkruan Indeksonline
Subjektet politike fajësuan njëra-tjetrën për bllokadën, me deklarata publike dhe debate të ashpra, por pa lëvizje konkrete drejt zgjidhjes.
Për shkak të moskonstituimit të kuvendit dhe mungesës së shumicës, qeveria e re nuk u votua, ndërsa vendi vazhdoi të funksionojë me qeveri në detyrë.
E në fund të vitit të kaluar qytetarët iu drejtuan kutive të votimit përsëri. Ishte data 28 dhjetor e vitit të kalur kur Kosova hyri në një proces zgjedhor të ri, raporton Indeksonline.
Pas përfundimit, doli se Lëvizja Vetëvendosje arriti të siguronte 51% të votave, duke pasur kështu mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.
Mirëpo edhe pse Vetëvendosje arriti të fitonte shumicën edhe sot Kosova është pa institucione të konstituara.
Kjo për faktin se pas përfundimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve, procesi u shoqërua me ankesa dhe dallavera gjatë procesit të numrimit të rezultateve.
Shumë persona u arrestuan e ndaj disave u shqiptua edhe masa e paraburgimit.
Mbetët të shihet se kur edhe zyrtarisht do të përfundojë procesi në tërsi për t’i hapur rrugë krijimi të institucioneve të reja./Indeksonline/

