Një yll i ri po lind në basketbollin e Kosovës
Basketbollisti i Prishtinës, Rilind Krasniqi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Superligën e Kosovës.
Ai ka qenë shumë i mirë në ndeshjen e fundit që skuadra nga kryeqyteti e zhvilloi kundër Boreas, shkruan Indeksonline.
18 vjeçari ka arritur të realizoj 24 pikë, 18 kërcime, 10 asistime dhe 10 topa të vjedhur.
Krasniqi bëhet basketbollisti më i ri që arrin të realizoj një shifër të tillë. /IndeksOnline/