75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Një zjarr masiv rrezikon 8 shtëpi

Një zjarr masiv është aktivizuar mesditën e së premtes në afërsi të fshatrave Gri, Gegysen dhe Vilisht në Tropojë.

Banorët e zonës kane marrë në telefon policinë e Tropojës, të cilët u kanë thënë që nuk kanë mundësi ndërhyrjeje pasi është pamundur të shkojë makina në zonën e rrezikuar, por sipas banorëve ka një rrugë që mund të shfrytëzohet.

Banorët thonë se rrezikohen rreth 8 familje, te cilat kërkojnë ndihmë pasi zjarri është shumë afër tyre.