11:53 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

Zgjedhjet në Madrid/ Një zonjë e zëvendësoi Marcelon, futbollisti brazilian niset për në Londër

Marcelo (32-vjeçari)  do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Chelseat në UEFA Champions League.

Mbrojtësi brazilian sot është dashur të punoj në zgjedhjet lokale në Madrid, shkruan IndeksOnline

Por, ashtu siç raportojnë mediat në Spanjë, Marcelon e ka zëvendësuar një zonjë dhe ia ka mundësuar atij udhëtimin me bashkëlojtarët në Londër.

Marcelo Vieira do të jetë i gatshëm për takimin e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nesër nga ora 21:00./IndeksOnline/