Një zviceran gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Një mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në një prej hoteleve në rrugën ‘Ilaz Agushi’./Indeksonline/