75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 20 Qershor 2023 / MSH

Një zyrtar i lartë gjerman shpallet qytetar nderi, Suhareka jep shembullin e unifikimit të spektrit politik

Christof Palm është shpallur sot qytetar nderi i Suharekës.

Zyrtari i lartë gjerman nga Fellbahu është duke qëndruar për vizitë në Suharekë, ku u prit me ngrohtësi nga i pari i komunës, Bali Muharremaj.

Ai sot, në një ceremoni zyrtare, u shpall qytetar nderi, teksa perreth tij ishin jo vetëm kabineti i kryetarit Muharremaj, por edhe emra të tjerë aktivë të politikës.

Në pamjet e momentit të veçantë, shihet se prezent janë edhe ish-kryetari Blerim Kuqi, ish-kryetari Sali Asllanaj, dhe bashkëshortja e ish-kryetarit të ndjerë, Ukë Bytyçit.

Harmonia politike mes krytearit Muharremaj dhe paraardhësve të tij në karrigën e Komunës është përcjellur tek Palm.